Qeveria e re e Shqipërisë do të mësohet javën e ardhshme, tha kryeministri Edi Rama në mbledhjen e fundit të qeverisë së mandatit të dytë. Rama bëri me dije se avantazhi më i madh ndaj rivalëve është se janë skuadër kampione. Ndërsa ministrave i dha mesazhin e qartë që të vijojnë punën deri në kalimin e detyrës.
“Fatmirësisht kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4-vjeçart që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon një kryesi efektive dhe një stol rezervash për të pasur mundësi për energjizimin e skuadrës. Ky është avantazhi jonë përballë kundërshtarëve. Ju falenderoj për këtë kohë sfiduese që kaluam së bashku që dua ta mbani parasysh edhe nëse nuk do jeni në mbledhjen e parë të qeverisë së re”, tha Rama.