Një 30-vjeçar nga Devolli është arrestuar nga policia e Korçës pasi shkaktoi aksident me pasojë vdekjen mbrëmjen e kaluar. Blutë kanë arrestuar Adi Koçileri, pasi ditën e djeshme ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një personi.
I riu po drejtonte mjetin tip “Benz” pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj kur përplasi motorin tip “Piaggo” pa targa, me drejtues 77-vjeçarin të identifikuar me inicialet A.Sh.