Gjermania po përballet me mungesa të mëdha të klasës punëtore dhe prandaj kreu i agjencisë kombëtare të punës thotë se vendi ka nevojë për më shumë imigrantë për të mbyllur boshllëqet në fuqinë punëtore dhe plakjen e popullsisë.
”Vendit po i mbarojnë punëtorët e aftë,” tha Detlef Scheele, kreu i Agjencisë Federale të Punësimit (BA) për të përditshmen Sueddeutsche Zeitung.
Kryetari i Agjencisë Federale të Punës tha se numri i punëtorëve potencialë do të ulet me gati 150,000 këtë vit dhe dha alarmanin se situata do të jetë shumë më dramatike në vitet e ardhshme dhe për të mbushur boshllëkun e krijuar vendi ka nevojë për 400 mijë emigrantë çdo vit.
Scheele tha se emigrantët do të ishin zgjidhja kryesore për vendin
“Për mua kjo nuk ka të bëjë me azilin, por me një emigracion të shënjestruar për boshllëqet në këtë treg. Ne kemi nevojë për shumë më tepër emigrant sesa vitet e mëparshme. Nga kujdesi për të moshuarit tek ajri i kondicionuar e punonjësit e logjistikës, do të ketë mungesë të punëtorëve të kualifikuar kudo,”tha ai.
Gjermania ka 83 milionë banorë. Vitin e kaluar, numri i shtetasve të huaj që jetojnë në vend u rrit me rreth 204,000, 1.8% më shumë se vitin e kaluar dhe shkalla më e ulët e rritjes në një dekadë.