Kryeministri Edi Rama tha se vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm për studentët, nëse duan të ndjekin mësimin në universitet. Gjatë një inspektimi në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2, kryeministri tha se mund të vijë momenti që vaksinimi për studentët të jetë i detyrueshëm, nëse duan të futen në auditor. Nëse nuk duan të vaksinohen, atëherë duhet të rrinë jashtë ndërveprimit në auditorë, për sa kohe është virusi nëpër këmbë”.
“Vaksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ecurinë normale të këtij viti të ri akademik, kur bota po përballet me shenjat shqetësuese të një vale të tretë infeksioni, për shkak të variantit Delta të koronavirusit, prandaj të gjithë studentët duhet të mbajnë qysh sot parasysh, se në varësi të numrave epidemiologjikë, vaksinimi mund të kthehet i detyruar për këdo që hyn në auditorë”, shkroi kryeministri në llogarinë e tij në Facebook.