TIRANË– Në Shqipëri ka mbërritur grupi i parë me 121 afganë.
121 qytetarët afganë u pritën në qendrën e pritjes së përkohshme, ngritur në zonën ushtarake falë bashkëpunimit të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit. Qendra e pritjes së përkohshme është inspektuar nga Ministrja Xhaçka e cila ka vlerësuar kontributin e efektivë të FA, policisë së shtetit, policisë kufitare dhe mjekëve e infermierëve.1 / 1
1
Avioni i parë nga Kabuli mbërriti sot në pistën ushtarake të aeroportit të Rinasit, në orën 3.20 am.
Pas mbërritjes në aeroport, afganët do të qëndrojë fillimisht në tendat e ngritura posaçërisht pranë aeroporti ushtarak, ku atyre do t’ju ofrohet dhe asistenca e parë mjekësore dhe më pas ata pritet të strehohen në struktura hoteliere në Durrës.