Një vrasje ka tronditur Malësinë e Madhe mbrëmjen e së enjtes (26 gusht). Një person është qëlluar me armë zjarri teksa lëvizte me makinë. Mësohet se është qëlluar drejt Sokol Çelajt i cili fillimisht mbeti i plagosur. Ai u transportua drejt Spitalit të Shkodrës ku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Reç rreth orës 22:50.
Policia ka krehur zonën dhe po vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Nga informacionet paraprake, nuk bëhet ende i ditur shkaku i kësaj vrasje dhe nuk dihen ende se sa persona kanë qenë që kanë qëlluar drejt Çelajt.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.
Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.