Ndarja nga jeta e artistit Koço Devole ishte një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe ata që e donin artin e tij.
Pak ditë para se të diagnostikohej me COVID ai shkonte në punë, në ambientet e Top Channel, në zyrën ku punonte për monitorimet e emisionit ‘Fiks Fare’.
Top Channel ka përgatitur një kronikë në lidhje me zyrën e Devoles dhe gjërat e fundit që la aty. Skaleta e Monitorimeve të datës 15 dhe 16 tetor, para se ai të shkonte në spital për të mos u kthyer kurrë, shihen në video si dhe Syzet, stilolapsi apo këmishat.
Kolegët tregojnë se ai piu kafe të shoqëruar gjithmonë me cigaren e pandashme. La me detaje porositë për ditën e nesërme. Pasi ishte ndjerë keq mendonte të shkonte në spital për një vizitë, dhe të kthehej sërisht, por skenari këtë herë i doli jashtë parashikimit.
Koço Devole u diagnostikua me COVID 19, dhe virusi tinzar i mori jetën.
Nuk harronte të komunikonte pothuajse çdo ditë në telefon me redaksinë, gatë kohës kur ishte i izoluar në infektiv. Në telefonatat e tij dëgjoheshin pulsi dhe makineria e oksigjenit. Kolegët kujtojnë t’ju ketë thënë që pavarësisht se mjekët e inkurajonin ai në të vërtetë nuk ndihej mirë.