DURRËS– Afganët që mbërritën sot në Rinas janë zhvendosur në Durrës. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet grupi i parë me 121 shtetas afganë nga 4000 që pritet të mbërrijnë në Shqipëri në ditët në vijim. Ata shihen teksa zbresin shkallët e autobusit dhe drejtohen për në strehën e tyre të përkohshme.
2 / 2
Këta persona nuk do të lejohen të dalin nga territori i përcaktuar i godinave të hotelit. Gjithashtu, ata do të monitorohen 24 orë nga Policia e Shetit, firma private sigurimi, një ndër to dhe firma që ruan Muxhahedinët në Manëz.
Është vendosur staf mjekësor në dispozicion dhe ambulanca që do të qëndrojnë në zonë gjatë gjithë kohës. Mendohet që në strukturat hoteliere do të strehohen “elita”, ndërsa në konvikte pjesa tjetër nga 4000 afganët që pritet të strehojë Shqipëria.
121 afganët e parë kanë ardhur me avion civil nga Tbilisi. Në Rinas u pritën nga ministrja Olta Xhaçka dhe Ambasadorja Yuri Kum, po ashtu edhe nga struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore të cilat ishin në gatishmëri.