AFGANISTAN- Veteranët e ushtrisë amerikane janë rikthyer në Kabul për të shpëtuar kolegët e tyre afganë nga regjimi i talebanëve. Mediat raportojnë se janë veteranët e luftës në Afganistan, të grumbulluar në mënyrë vullnetare që kanë shkuar në këtë mision sekret shpëtimi. Ata janë pjesëtarë të SEALS dhe të “Beretave të Gjelbra” që në kujtim të luftës me ish-anëtarët e Forcave Speciale, kanë shkuar ti shpëtojnë.
Dhjetëra prej tyre janë shpëtuar dhe janë nxjerrë nga vendi, ndërsa operacioni i tyre është duke u zhvilluar paralelisht me atë të Pentagonit.