TIRANË– Në Shqipëri kanë mbërritur dhe dy grupe të tjera me afganë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, ndërsa në orët e para të mëngjesit mbërriti grupi i pestë me 28 persona.
108 afganë janë vendosur në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ndërsa 28 personat që mbërritën mëngjesin e sotëm janë akomoduar në Tiranë. Ata u pritën nga zvministrja e Jashtme, Megi Fino.
182 personat e mbërritur ditën e sotme e çojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani. Ditën e djeshme mbërritën 154 qytetarë afganë, 95 nga Kabuli në orën 22.45, dhe 59 persona nga Doha në ora 1 pas mesnate. Në pritje të tyre, dje doli kryeministri Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar më herët se Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4 mije afgane, të cilët janë të rrezikuar nga regjimi i talebanëve.