Elbasan- Ambasadorja e re franceze, Elisabeth Barsacq ka folur nga Elbasani për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një prononcim për mediat, ambasadorja franceze është shprehur se asnjë vend nuk ka në dorë fatin e çeljes së negociatave, përveç Shqipërisë.
Franca ka qenë kritike mbi integrimin e Shqipërisë , mbetet në të njëjtat qëndrime apo janë zbehur?
“Tani jemi në një etapë tjetër. Duhet ta kemi parasysh se ne marsin e vitit 2019 Këshilli Europian vendosi që negociatat me Shqipërinë do të hapen dhe tani ne po shohim sesi do të negociojmë në të ardhmen. Po nuk u hapën ne jemi të mendimit që duhet të hapen. Siç e dini mirë ka kushte për t’u plotësuar. Sic janë : Shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe kjo nuk varet as nga Franca as nga Kroacia dhe Polonia , por nga vetë Shqipëria. Kjo është situata . Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe për Shqipërinë kemi një lajm shumë të mirë; Të ardhjes në Shqipëri të agjensisë franceze të zhvillimit, e cila do të financojë projekte dhe bashkëpunime me qeverinë shqiptare. Të gjitha ne këto i bëjmë së bashku me vendet e tjera të BE, pasi BE është partneri i Shqipërisë.”
Ambasadorja Vasak ishte kritike me politikën shqiptare, po ju a do të ecni në të njëjta gjurmë?
“Nuk kam ndërmend të kritikoj punën e paraardhëses sime dhe as të politikës shqiptare. Ju e dini që përpara se të marri funksionin një ambasador ai informohet për vendin ku shkon. Kur isha në Paris dhe po informohesha unë thashë se do të bëj çdo gjë që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Por kjo nuk do të thotë që Shqipëria të mos bëjë detyrën e vetë. Dhe kjo është detyra qëe i dhashë vetes dhe ma dhanë porosi. Mesazhi që më dhanë si ambasadore: Shko atje dhe bëj ç’ është e mundur që Shqipëria të jetë pjesë e BE.“