Drejtoreshe e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Vjola Hima, është shkarkuar nga detyra. Hima është emëruar në këtë post vetëm disa muaj më parë. Më parë ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës në hipotekën e Vlorës, detyrë që e mbajti vetëm tre ditë.
Bëhet me dije se në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durres është vendosur Rajmonda Dashi, e cila më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kadastrës në Krujë.