Jemi në ditët e fundit të verës, megjithatë duket se do të kemi ende kohë për të bërë edhe disa ditë plazh. Kjo sepse temperaturat do të vijojnë të jenë të larta këtë javë, pasi siç shihet në tabelën më poshtë, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë Celcius.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë kësaj jave do të mbizotërojë moti i kthjellët, me vranësira hera-herës në zhvillim. Reshjet e shiut, të cilat do të prekin zonat veriore e qendrore me intensitet të ulët, do t’i lenë vendin motit të kthjellët.
Era, do të fryjë nga juglindja e më së shumti nga veriperëndimi, e lehtë në tokë dhe përgjatë bregdetit mesatare. Gjatë ditës së premte era do të jetë e fortë në brigjet e Jonit, çka do të sjellë rritje të dallgëzimit në forcën 4 dhe 5 ballë.
Temperaturat për 5 ditë, si më poshtë: