Prej 3 ditësh parku Kombëtar i Prespës ndodhet nën pushtetin e flakëve. Sipas informacioneve mësohet se zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek, ndërkohë që është duke u punuar nga ana e punonjësve të zjarrfikëses së Pustecit.
Siç raportojnë edhe vetë punonjësit ndërhyrja është e vështirë, pasi zjarri ndodhet në majën e malit “Ostoja”, vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë.
Aktualisht situata vijon të jetë problematike megjithatë ende nuk është kërkuar ndërhyrja nga ajri. Bimësia që po digjet janë shkurre. Nuk dihet ende sipërfaqja e përfshirë nga zjarri.