Këngëtari Marcus Birks ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, pasi nuk mundi ta fitonte dot betejën me Covid-19.
Sipas “BBC”, artisti nga Staffordshire vdiq të premten. Ndonëse ishte skeptik në lidhje me vaksinën kundër Covid-19, kohët e fundit Marcus filloi t’i lutej të gjithë pjesëtarëve të familjes së tij që ta bënin atë.
Partnerja e këngëtarit, e cila momentalisht është shtatzënë shkroi: “Dhimbja që ndjej duke e shkruar këtë është e padurueshme, zemra ime u copëtua, shpirti dhe bota ime u shkatërruan plotësisht.
Unë i premtova atij se do t’i tregoj djalit tonë çdo ditë se sa shumë ai e do atë, sa i veçantë është dhe se do të ishte babai më i mirë që një djalë do të dëshironte ndonjëherë”.
Para vdekjes, Birks tha se rrallë sëmurej kështu që nuk shqetësohej për koronavirusin. Ai shtoi se informacioni mbi vaksinën ishte shtrembëruar nga rrjetet sociale dhe nga disa teoricienë.
“Nëse nuk ke qenë i sëmurë, nuk mendon se do të sëmuresh, kështu që ti dëgjon të gjithë ato gjëra që thuhen për vaksinën kundër koronavirusit. Kur ndjen sikur nuk mund të marrësh frymë sa duhet, kjo është ndjenja më e frikshme në botë. Gjëja e parë që do t’i them të gjithë familjaëve të mi dhe çdokujt që shoh, është që të vaksinohen”, tha ai gjatë një interviste për “BBC” këtë muaj.