Burime për “Prive” konfirmuan se artistja është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe se shumë shpejt do të marrë titullin “nënë”. Pas këtyre lajmeve, Genta ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale.
Artistja publikoi në Instastory një foto të vetes, në të cilën shfaqet e veshur me të zeza, me flokë të kapura e po ashtu, edhe ndriçimi në foto është shumë i zbehtë.
Krahas imazhit, Ismajli shkroi: “Ndihem e bekuar. Ju dua të gjithëve!”.
Prej dy vitesh, këngëtarja po jeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin turk, Usta. Dyshja planifikojnë të martohen me një ceremoni madhështore, pasi gjatë një interviste të dhënë më parë, Genta është shprehur se ashtu si shumë vajza të tjera, edhe ajo e ka ëndërr që të vishte me fustan të bardhë.
Për më tepër, këngëtarja tha se do t’i pëlqente të organizonte një dasmë tradicionale dhe jo moderne, sipas raportimit nga Panorama Plus.