Tashmë është zyrtare, Juventusi ka rikthyer në shtëpi sulmuesin Moize Ken. Klubi bardhezi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Cristiano Ronaldo-s, i cili u transferua tek skuadra e Manchester United.
Lajmin e kalimit të Moize Ken e ka bërë publike vetë klubi bardhezi, teksa sqaron se 21-vjeçari vjen me formulën e huazimit 2-vjeçar me të drejtën e blerjes nga Evertoni.
Italiani rikthehet sërish tek “Zonja e Vjetër”, aty ku hodhi hapat e parë dhe u rrit si futbollist profesionist. Gjatë sezonit të kaluar, 21-vjeçari u aktivizua me PSG-në në Ligue 1 në 26 ndeshje nga ku realizoi dhe 13 gola.