Kur themi Beyonce emri i dytë që na vjen në mendje është Jay Z dhe e kundërta. Dyshja, përveçse të martuar prej vitesh, bëjnë muzikë fantastike bashkë! Këngët e kthyera në hite nuk janë rastësi, por çfarë e bën energjinë e tyre kaq të fortë? Si rrallëherë, reperi tregoi se çfarë do më shumë nga gjithë kohë që kalon në punë me Beyonce-n.
“Ajo është shumë punëtore, super e talentuar dhe shumë frymëzuese. Siç mund ta keni parë nga gjithë punët e saj është shumë e orientuar drejt detajeve.”– u shpreh Jay për Entertainment Tonight Canada.
Ndonëse s’ndodh shpesh ta dëgjojmë Jay-n të flasë për Beyonce- dhe martesën e tyre dhe bashkëprindërimin, por para disa muajsh producenti i famshëm u shpreh:
“Eshtë e thjeshtë për ne si qënie njerëzore të duam që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por në fakt s’ja kemi idenë. Thjesht duhet të ndjekim guidën…”