Gjykata e shkallës parë Dibër ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Alfred Debreshi dhe ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”. Ka qenë, prokurori Urim Buci i cili ka kërkuar arrest me burg dhe thellim të hetimeve.
Alfred Debreshi akuzohet se i ka vënë lëndë plasëse mjetit tip “Mercedes Benz” të vëllait të tij Elton Debreshit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka prova dhe përgjime ambientale mes vëllezërve ku flasin për ngjarjen dhe e pranojnë atë. Nga të njëjtat burime dyshohet se vëllezërit do ta përdornin ngjarjen për të kërkuar azil jashtë shtetit.