Presidenti amerikan Joe Biden ka mbrojtur vendimin për të tërhequr ushtarët amerikanë nga Afganistani, një veprim që çoi në fitoren e Talibanëve dhe rikthimin e tyre në pushtet.
Joe Biden tha që qëndrimi amerikan në Afganistan “nuk ishte një opsion”. Ai lavdëroi trupat amerikane për organizimin dhe transportimin ajror të 120 mijë njerëzve nga Afganistani. Biden shtoi që rreth 200 amerikanë kanë ngelur në Afganistan, të cilët kishin vendosur të qëndronin atje për shkak të lidhjeve të tyre familjare në vend.
Presidenti Joe Biden është kritikuar për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani pas fitores së Talibanëve dhe rrëzimit të qeverisë afgane. Njerëzit besojnë që fitorja Talibane do të shkaktojë një krizë të re refugjatësh që do të përpiqet të arrijë në Europë si dhe rikthimin e një regjimi brutal që nuk respekton të drejtat e njeriut.
“Lufta në Afganistan ka përfunduar” tha Presidenti Joe Biden. “Unë nuk do ta vazhdojë atë” tha Presidenti amerikan. Ai shtoi që Talibanët duhet të garantonin transportin e sigurtë të njerëzve në Afganistan dhe të drejtën e njerëzve për t’u larguar nga vendi.