Ndërkohë që infeksionet me Covid-19 janë rritur në të gjithë botën, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po rekomandon mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura edhe për njerëzit e vaksinuar.
Studimet e reja tregojnë se vaksinat Covid-19 vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje kundër komplikimeve të rënda, të dhënat sugjerojnë se mund të ketë ulje të mbrojtjes kundër variantit Delta.
Ka shumë njerëz që janë plotësisht të vaksinuar dhe duan të vazhdojnë jetën normale. Ata pyesin veten, çfarë mund dhe duhet të vazhdojnë të bëjnë? Po në lidhje me mbledhjen me miqtë, ngrënien në ambiente të mbyllura dhe shkuarjen në palestër? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, CNN ka folur me analisten e shëndetit Dr. Leana Wen.Wen është mjeke e urgjencës dhe profesoreshë e politikave dhe menaxhimit të shëndetit në Shkollën e Shëndetit Publik të Institutit Milken të Universitetit GeorgeWashington.
Pjesë nga intervista:
CNN: Le të kalojmë rrezikun e aktiviteteve specifike. Cili është rreziku i ngrënies në ambiente të mbyllura?
Wen: Ngrënia në ambientet e brendshme në restorante ka patjetër më shumë rrezik sesa të hani jashtë. Se cili është ai rrezik varet nga disa faktorë. Si fillim, cili është konfigurimi i hapësirës në restorant? Një mjedis shumë i mbushur me njerëz, i ajrosur dobët do të ketë rrezik më të lartë. Gjithashtu, me kë po hani? Nëse të gjithë në tavolinën tuaj, ose festës dihet se janë vaksinuar plotësisht, dhe këta janë njerëzit e vetëm që do të jenë pranë jush, ky është një skenar më i sigurt sesa nëse anëtarët e tavolionës nuk janë të vaksinuar. Unë gjithashtu do të shikoja shkallën e transmetimit të virusit në komunitetin tuaj. Sa më e ulët të jetë norma, aq më e sigurt është.
CNN: Po për të shkuar në palestër?
Wen: Përsëri, kjo varet nga rrethanat. Nëse përdorni makina eliptike ose të peshës, dhe askush nuk është pranë jush, atëherë është mjaft i sigurt. Nëse ndodheni në palestër në natyrë, rreziku është gjithashtu i ulët. Por nëse do të bëni, të themi, një klasë ushtrimesh me intensitet të lartë, ku shumë njerëz marrin frymë rëndë, pranë njëri-tjetrit, dhe ju nuk e dini nëse janë të vaksinuar, rreziku është shumë më i lartë.
CNN: Po për të udhëtuar?
Wen: Rreziku i udhëtimit ajror është mjaft i ulët dhe mund të zvogëlohet më tej nëse mbani një maskë me cilësi të lartë si një N95 ose KN95. Shqetësimi më i madh është ajo që ndodh sapo të arrini në destinacionin tuaj.