Nuk ka më dyshime, Ansu Fati, do të trashëgojë numrin 10 te skuadra e Barcelonës. Klubi katalanas i ka besuar numrin me të cilin Leo Mesi shkroi historinë te kjo skuadër, duke i bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm talentit spanjoll.
18-vjeçari me origjinë nga Guinea-Bisau, aspiron të ecë në gjurmët e yllit argjentinas dhe në një të ardhme të shndërrohet në idhulin e tifozëve blaugranas.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Barcelona, nëpërmjet një video të postuar në faqen zyrtare.“10 jonë i ri”, shkruan klubi katalanas te video e publikuar: