Dafina Zeqiri, një artiste shqiptare, që nuk ka qendruar pranë njerëzve vetëm përmes këngëve të saj, por edhe përmes mesazheve dhe thirrjeve që ajo ndan në rrjete sociale, në veçanti për gratë dhe vajzat.
Këtë herë ajo ka një thirrje për të gjitha gratë që janë pre e abuzimeve dhe kërcënimeve nga partnerët e tyre. Por kjo nuk është një thirrje si gjithë të tjerat. Dafina po tregon mbështetje për këto vajza dhe gra, duke ndarë për herë të parë të kaluarën e saj, kur ka qenë e abuzuar nga ish-partneri.
“Si është e mundur: Sa herë që një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet dhe vritet… Kërcënimet që dëgjon nga djemtë janë: ‘Ajo me tradhtonte’ ‘E meritonte!’ ‘E kërkoi vetë!’ Dhe ju i besoni këto? A flasin vajzat për këto gjëra? Mos i lejoni të akuzuarit të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!
Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! Hodhi gënjeshtra mbi emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk kërkova asnjëherë ndihmë sepse e dija që kishim një sistem të korruptuar! Për vite me radhë dëgjoja komente dhe shpifje. Ndërsa djali me të cilin kisha lidhje, eci me kokën lart dhe i lumtur, sepse fitoi vëmendje. Stop!
Më ka ardhur në majë të hundës duke mbajtur gojën mbyllur nga njerëzit idiotë dhe paragjykues! Edhe pse nuk me njihni mirë, emri im është përmendur për lajme të rreme nga X persona. Stop!”-shkruan Dafina sipas Revista Class.
Pas shpërndarjes së këtij statusi, Dafina ka marrë shumë mesazhe dhe falenderime nga ndjekësit e saj, të cilët e vlerësojnë këtë si një mbështetje e madhe.
Gjithashtu midis postimeve ku i përgjigjet ndjekësve të saj, Dafina shkruan:
“Kjo është një arsye pse nëna ime vendosi të na rriste vet, nuk donte që ne të traumatizoheshim nga ajo gjë që quhej: ‘Baba’”
Shumë burra dhe gra i thonin: ‘Nuk mund t’i rritësh vetëm’, por më shikoni mua tani.”
Vite më parë Dafina ka ndarë historinë se si babai i saj i braktisi. Por sot duke ndarë dhe një histori tjetër të së kaluarës, e ktheu dhimbjen në forcë për shumë vajza të tjera.