Fyerje dhe kërcënime për Etienne Taren, djali i drejtorit sportive të Lazios Igli dhe sulmuesi aktual i të rinjve të klubit bardhekaltër. Ka qenë vetë djali i drejtuesit të klubit që bëri të njohur mesazhet e marra, në një postim të gjatë në Instagram, në të cilin ai publikoi edhe screenshot të disa mesazheve që i dërgoheshin, me kërcënime me vdekje ndaj tij dhe babait të tij. I gjithë faji i merkatos, që pa dështimin e ardhjes së Kostiç nga Eintracht Frankfurt me Lazion që më pas mori menjëherë Zaccagni nga Verona. Fakte që çuan një pseudo tifoz të sulmonte në rrjetet sociale djalin e drejtorit sportiv.
Etienne Tare në rrjetet sociale saktësoi: “Unë jam lacial që i vogël, gëzohem sa herë që fiton Lazio, dëshpërohem kur humbasim. Unë respektoj çdo lloj kritike, sepse liria e fjalës dhe e shprehjes janë gjërat më të bukura që ekzistojnë. Por unë besoj se këtë herë është shkuar përtej. Më vjen keq që lexoj fjalë të caktuara, mund të mos pajtohesh me disa zgjedhje, mund të kritikosh, por nuk duhet patur mungesë respekti. KURRË. Kunddrejt meje, babait tim dhe familjes sime”.