Katërvjeçari i ri i qeverisë socialiste ka sjellë risi në strukturimin e saj me emra suprizë dhe dikastere të reja.
Kështu nga dy, Rama deklaroi se do të jenë katër ministri shteti. Listës së ministrive i shtohet ajo e Rinisë dhe Fëmijëve e cila ndahet më vete nga ministria e Arsimit. Kjo ministri do të drejtohet nga zv/ministrja e Arsimit në mandatin e shkuar Bora Muzhaqi një emër i ri në radhët e socialistëve e cila spikati gjatë fushatës elektorale.
Një tjetër dikaster i ri është ai i Standardeve dhe Shërbimit që rikthen në qeveri Milva Ekonomin e cila më herët ka mbajtur postin e ministres së Bujqësisë.
Emri tjetër surprizë në radhët e qeverisë është Edona Bilali e cila përveç postit në krye të ministrisë për Sipërmarrjes është caktuar nga Rama drejtuese për qarkun e Shkodrës.