ELBASAN– Ka nisur që prej orës 18:00 ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë, e cila është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2022. Pas më shumë se një viti e gjysmë, tifozët rikthehen në stadium për të ndjekur skuadrën kombëtare.
Formacionet:
SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj. Trajner: Edi Reja
HUNGARIA: Gulashi, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagi, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szobozlai. Trajner: Marko Rosi
Biletat për ndeshjen që luhet në Elbasan Arena kanë dalë në shitje prej ditësh, ndërsa janë shitur mbi 3 mijë, shifër që ka marrë “ok” edhe pse ka kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit. Autoritetet nuk lejojnë më shumë se 30% të kapacitetit të stadiumit. Kujtojmë se Shqipëria ndodhet në vendin e 4 në grupin I me 6 pikë gjithsej, ndërkohë që Hungaria dhe Polonia kanë të dyja nga një pikë më shumë.