Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, deklaroi se Sali Berishën e ka votuar populli, ndaj dhe asnjë nuk mund ta pengojë të hyjë në Parlament. Deklarata vjen nga deputetja më e vjetër socialiste, në një kohë kur ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është shprehur hapur kundër futjes së Berishës në Parlamentin e ri, pasi SHBA e ka shpallur “non-grata” atë.
“SHBA-të që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në Parlament”,shprehet Bozo për Euronews.