Miku i ngushtë i Michael Schumacher dhe ish-CEO në Ferrari, ka parashikuar që legjenda e F1 me siguri do të përmirësohet, pasi ai e ka vizituar rregullisht gjatë 12 muajve të fundit.
Misteri ende rrethon gjendjen e Schumacher, pasi ai pësoi dëmtime të rënda në kokë në një aksident me ski në Alpet Zvicerane në 2013-ën.
Familja e tij e ka mbajtur shumë të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore, me përditësime jashtëzakonisht të rralla.
Sidoqoftë, një njeri që ka ofruar pjesë të informacionit për publikun është pikërisht Jean Todt, ish-shefi i Schumacher në Ferrari dhe kreu aktual i FIA -s.
Todt u shpreh se Michael Schumacher do të përmirësohet, po me ritme të ngadalta.
“Kam kaluar shumë kohë me Corinna-n që kur Michael u aksidentua më 29 dhjetor 2013. Ajo është një grua e mrekullueshme dhe tashmë drejton familjen. Ndodhi papritur dhe ajo nuk kishte zgjidhje. Por Corinna e bën këtë shumë mirë. Unë i besoj asaj dhe ajo më beson mua. Falë punës së mjekëve dhe bashkëpunimit të Corinna-s, ai mbijetoi”, ka thënë Todt në intervistën e fundit për Bild.