Muaj pasi bënë rrëfime tronditëse për familjen mbretërore në intervistën me Oprah Winfrey-n, duke kritikuar Princin Charles si baba dhe duke pretenduar se u përballën me racizmin në pallat, Harry dhe Meghan me sa duket duan të takohen me Mbretëreshën Elizabeth.
Dyshja thuhet se kanë kërkuar një takim me Mbretëreshën Elizabeth dhe shpresojnë të planifikojnë një pagëzim në Kështjellën Windsor, për vajzën e tyre Lilibet, në nder të emrit të saj, tha një burim për The Sun. Por oferta për një takim me Mbretëreshën i ka lënë punonjësit e pallatit të çuditur, vuri në dukje The Sun.
“Harry dhe Meghan e kanë bërë këtë ofertë, por shumë njerëz janë të tronditur. Ata mund të duan vërtet ta takojnë Mbretëreshën, por është befasuese duke pasur parasysh ato që i kanë bërë të përjetojë këtë vit,” tha një burim për median.
Pallati nuk i është përgjigjur kërkesës së Harry-t dhe Meghan, megjithatë burimi shtoi se Mbretëresha “e do shumë Harry-n, pavarësisht të gjithave, dhe do të donte ta takonte Lilibet dhe Archie-n”. Megjithatë, stafi i pallatit mbretëror është i befasuar nga veprimi, veçanërisht nga Meghan, pas asaj që ka ndodhur.