Dy policë të “Shqiponjave” janë përplasur ndërsa udhëtonin me motor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik. Aksidenti ka ndodhur në orën 10:05 në rrugën “Shkëlqim Fusha”, ku makina me drejtues R.K., 40 vjeç, i ka prerë rrugën motorit të Shqiponjave, të cilët më pas janë përplasur me bordurën anësore të rrugës. Dy efektivët janë shtrirë në tokë, ndërsa motori ka dalë nga rruga.
Mësohet se dy policët janë rrezikut për jetën ndërsa kanë marrë vetëm fraktura në gjymtyrë. Në momentin e aksidentit ata kanë qenë të dy me skafandër mbrojtëse.