Dy persona janë vënë në pranga në Memaliaj për kultivim të bimëve narkotike.
Njoftohet se shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë vunë në pranga vëllezërit Spartak Sela, 37 vjeç dhe Romeo Sela32 vjeç, banues në fshatin Luftinjë.
Dy vëllezërit Sela tentuan që të mbillnin kanabis në fshatin ku banojnë, në Memaliaj.