Nensi Dojaka është fituesja e edicionit të këtij viti për çmimin LVMH për Dizajnerët e Rinj. Një ceremoni e mbushur me yje të modës, e zhvilluar në Paris, shënoi kthimin fizik, pasi finalja e vitit të kaluar u anulua për shkak të pandemisë.
Nensi është një stiliste shqiptare nga Tirana, e cila ka përfunduar studimet për modë në Londër, ku edhe jeton. Ajo është e njohur për fustanet e saj me prerje grafike dhe detaje sensuale të rripave. Mund ta mbani mend nga dita kur veshi Bella Hadid në VMAs:
Nensi mundi rreth 1,900 aplikantë nga 110 vende për t’u larguar me një çmim të madh prej 300,000 eurosh, plus një vit trajnim nga ekspertët e gjigantit luksoz LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, prind i markave përfshirë Vuitton, Guerlain, Dom Pérignon dhe Sephora. Më 17 shtator, gjatë Javës së Modës në Londër, Dojaka do të organizojë edhe shfaqjen e saj të parë në pasarela.