Autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në Fshatin e Ri, Shkodër është arrestuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër bënë të mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapej dhe ndalohej shtetasi Xhevahir Fikaj., 47 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër) pas një konflikti për motive pronësie.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.