Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje opozitës që të mos shtrembërojë të vërtetën sa i përket situatës së pandemisë. Kjo situatë është në disa vende të botës thotë ministrja por asnjë opozitar atje nuk del ti bëjë thirrje popullit të mos besojë te mjekët.
“Ta pranojmë këtë situatë të pazakontë që ka prekur botën mbarë. Më lejoni të falenderoj për punën shumë të mirë deri sot, e kam të sinqertë këtë falenderim psepse e di mirë sakrificën tuaj. Kam një thirrje për opozitën jo për të ndryshuar apo zbukuruar realitetin por as për ta nxjerrë ate me pa të drejtë. Kujt i shërben shtrembërimi dhe nxirja e realitetit. Një realiteti i vështirë për ne dhe të gjithë botën mbarë. Ky realitet nuk është ashtu siç do ta shohi opozita. Sot raportohet se në vende si Italia është dhënë alarmi për ngarkesë të sistemit shëndetësor, por a shihni atje konference ku u bëjnë thirrje qytetarëve të mos besojnë te mjekët. Në situata si kjo e pandemisë që ndodhen 1 herë në 100 vjet rruga e duhur për të mbrojtur shëndetin e njerëzve është bashkëpunimi dhe jo shfrytëzimi i situatës”, tha ajo.