Gratë afgane do të ndalohen të luajnë sportin e quajtur kriket, si edhe sporte të tjera të ngjashme me të. Lajmi u bë i ditur nga Zëvendës Kryetari i Komisionit Kulturor të Talebanëve, Ahmadullah Vasik, gjatë një interviste për median australiane SBS.
Sipas tij, sporti i grave është i panevojshëm dhe i papërshtatshëm, duke theksuar se ky lloj sporti kriket nuk i lejon gratë afgane që të mbulojnë fytyrën dhe trupat.
Unë nuk mendoj se gratë do të lejohen të luajnë kriket sepse nuk është e nevojshme të luajnë kriket. Në kriket, gratë mund të hasin në një situatë ku nuk mund të mbulojnë fytyrat dhe trupat e tyre. Islami nuk i lejon gratë të duken kështu,” tha Vasik.