Prokurorja e Gjykatës së Hagës ka lexuar sot 10 akuzat ndaj ish-kryetarit të Parlamentit, Kadri Veseli, për të cilin pretendohet se ka kryer krime si pjesë e një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.
Prokurorja tha sot se Kadri Veseli akuzohet për, vrasje, burgosje, trajtim mizor, tortura, zhdukje me forcë e personave.
Këto vepra penale sipas prokurorisë janë kryer gjatë harkut kohor të vitit 1998 deri në 1999. “Këto krimeve u kryen 1998- 1999, këto krime u kryen në Kosovë dhe në afërsi të Shqipërisë”, tha prokurorja.
“1. Përndjekje, krim kundër njerëzimit.
- Burgosje, krim kundër njerëzimit,
- Ndali arbitrit, krim lufte.
- Akte të tjera çnjerëzorë, si krim kundër njerëzimit
- Trajtim mizor, krim lufte
- Torturë, krim kundër njerëzimit
- Torturë, si krim lufte
- Vrasje, krim kundër njerëzimit
- Vrasje e paligjshme, krim lufte
- Zhdukje me forcë e personave
Këto krimeve u kryen 1998- 1999, këto krime u kryen në Kosovë dhe në afërsi të Shqipërisë.
Krimet janë kryer në: Malet e Berishës, Llapushnik, Ferizaj, Gjilan, Jabllanicë, në Kaçanik, Kleçke, Likocë dhe vende të tjera, Malishëve, Novobërdë, Zllash dhe vende të tjera në Komunën e Prishtinës, Prizren, Suharekë dhe Komunën e Vitijës. Në Sahan dhe Kukës të Shqipërisë.
Këto krime kishin shenjëtar, kundërshtarët se kishin bashkëpunuar me forca apo zyrtarë që bashkëpunon me ish Republikën Federale të ish-Jugosllavisë. Krimet si ndërmarrje e përbashkët e krimeve, apo kryerja e krimeve të ndërmarrjes së përbashkët”, tha prokurorja.