Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Tashmë kreu Lulzim Basha dhe deputetët e PD janë nisur nga Selia Blu drejt Parlamentit. Raportohet se ndërsa dilte nga selia, në oborr Basha është pritur me fyerje dhe sharje nga një grup që thërrisnin “Turp!”.
Ndërkohë që po diltë nga selia e PD-së për t’iu drejtuar Kuvendit, Lulzim Bashës i kanë dalë përpara një grup militantësh demokratë duke i kërkuar llogari për vendimin e djeshëm për përjashtimin e Berishës.
Disa prej tyre kanë lëshuar fyerje të rënda ndaj Bashës, i cili vijoi rrugën bashkë me deputetët e tjerë për në Kuvend.
U ndesh ndërhyrja e badigardëve të tij për të qetësuar militantët e acaruar.
Demokratëve iu është dashur që të bëjnë 400 metra në këmbë për t’u future në Kuvend pasi ky i fundit mbylli derën që lidh oborrin e PD-së me godinën ku zhvillohen seancat plenare.
Më parë, ata kalonin në oborrin e Kuvendit përmes një dere që i lidhte direkt me selinë e PD-së, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën.