Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pak pas përfundimit të seancës së parë të Kuvendit, ka mbledhur grupin parlamentar demokrat. Nga informacionet e mbërritura bëhet me dije se gjatë mbledhjes Basha u ka kërkuar demokratëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të kenë mendime të unifikuara lidhur me mosvotimin e kandiaturës së Lindita Nikollës në krye të Kuvendit.
Ndërkohë sapo ka përfunduar mbledhja e demokratëve deputetët kanë dalë nga selia Blu pa dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me zhvillimet më të fundit. Në mbledhjen e partisë Demokratike nuk shkuan deputetët Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka të cilët siç duket janë rreshtuar në krah të ish kryeministrit Sali Berisha.