Kombet e Bashkuara do të mblidhen sot në Gjenevë të Zvicrës në një konferencë ndihme në përpjekje për të mbledhur më shumë se 600 milionë dollarë për Afganistanin, duke paralajmëruar për një krizë humanitare atje, pas marrjes nën kontroll të talebanëve.
Edhe para se talebanët të merrnin nën kontroll Kabulin muajin e kaluar, gjysma e popullsisë, ose 18 milionë njerëz ishin të varur nga ndihma. Kjo shifër duket se do të rritet për shkak të thatësirës dhe mungesës së parave dhe ushqimit, paralajmërojnë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe grupet e ndihmës.
Një përfundim i papritur i miliarda dollarëve në donacionet e huaja pas rënies së qeverisë së Afganistanit të mbështetur nga Perëndimi dhe fitores pasuese të talebanëve ka shtuar më shumë presion mbi programet e OKB-së.