Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një vizitë 60 minutëshe në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe AntiKrimit të Organizuar (SPAK).
Mësohet se diplomatja amerikane është takuar me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.
Aambasadorja Kim është takuar me drejtuesit e SPAK, ku flitet se ka diskutuar për disa çështje me rëndësi, identiteti i të cilave nuk bëhet me dije.