Radhë të gjata makinash janë krijuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Qytetarët shprehen se nuk i lejojnë të kalojnë për në Mal të Zi, edhe pse kanë të vërtetuar aplikimin e vaksinës Pfizer. Qytetari thekson se kanë qenë rreth 700 persona që nuk janë lejuar të kthehen. Ai i bën thirrje qeverisë për normalizimin e situatës, pasi nënvizoi se në Mal të Zi shkojnë për të punuar.
“Ditën e sotme nuk mundëm të kalonim për në Mal të Zi. Arsyeja e mosrregullave. Ne i kemi bërë vaksinat që kërkohen. Si rregull duhet të kalojmë në Mal të Zi, por ata nuk na pranojnë vaksinat, kemi bërë Pfizer, e prapë s’na pranojnë. Ata na kërkuan kodin personal, por atë e kam. Isha dje në Kosovë, e më kaluan, kërkoj që të kaloj e në Mal të Zi, por s’më lejuan. Kemi qenë 600-700 persona që kemi qenë dhe jemi kthyer. Erdhën autoritetet tona, biseduan, por për sot asgjë nuk është e realizueshme. Madje nuk na kanë lejuar që të bëjmë testin këtu në doganë. Ne nuk e përballojmë dot këtë situatë. I bëj thirrje Edi Ramës të na lirojë rrugët dhe të vijojmë siç kemi qenë më para”, tha qytetari.