Një 40-vjeçare e pastrehë është gjetur e pajetë në Durrës, në një automjet të parkuar prej kohës që nuk ishte funksional. Policia njofton se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake)”, njofton policia.
Dyshohet se 40-vjeçarja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.