• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

VOA: Shqipëria në mesin e një vale të re, rriten viktimat e shtrimet

14/09/2021
in Aktualitet
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Në Shqipëri, gjatë javës së fundit 7-13 shtator) numri i viktimave nga koronavirusi pësoi një tjetër rritje, ndërsa shtrimet në spitale u shtuan ndjeshëm, duke dëshmuar tendencën e një situate në përkeqësim. Rastet e reja patën një ulje të lehtë, e cila duket se i dedikohet më së shumti, reduktimit të testimeve.

Në 7 ditët e fundit u regjistruan 29 viktima, gati 21 përqind më shumë sesa java pararendëse, ose 5 vdekje më tepër. Vetëm në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi 5 humbje jete: dy qytetarë nga Tirana 55 vjeç dhe 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, një qytetare nga Fieri 72 vjeç, dhe një qytetar nga Shkodra 82 vjeç.

Paralelisht, të shtruarit në spitale u rritën me më shumë se 30 përqind. Nga 147 pacientë, të cilët ndodheshin për trajtim të specializuar mjekësor të hënën më 6 gusht, këtë të hënë, ministria bëri të ditur se në spitalet Covid po trajtohen 195 pacientë, nga të cilët 15 në gjendje të rënduar. Bëhet fjalë për numrin më të lartë që pas mesit të muajit prill, kur pandemia ishte në kurbën rënëse.

Tani situata duket e përmbysur dhe Shqipëria duket se gjendet në mesin e një vale të re. Të dhënat e përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se gjatë javës së fundit, numri i rasteve të reja pesoi një rënie të lehtë me 3.8 përqind, duke zbritur në kuotën e 5937 të infektuarve. Por po gjatë kësaj jave, të martën e kaluar, pati 1079 raste të reja, kuota më e lartë ditore që prej muajit shkurt, kur pandemia shënoi pikun e saj.

Reduktimi i rasteve të reja, ngjan të jetë më shumë efekt i rënies së testimeve, të cilat gjatë javës së fundit u tkurrën me 8.3 përqind, duke zbritur në nivelin e 37.486 të tillave. Kjo dhe për faktin se në ndërkohë pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) u rrit me 0.7 pikë përqindje krahasuar me një javë më parë, duke u ngjitur ne 15.8 përqind. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, tregojnë se në të gjithë vendin janë mbi 12.600 raste ende aktive. Mbi 41 përqind, ose 5236 raste janë vetëm në Tiranë. Tre qarqe të tjera, Shkodra, Durrësi dhe Fieri kanë ka mbi 1 mijë raste, ose të tria së bashku 29 përqind të totalit. Pjesa tjetër, ose 30 përqind e rasteve aktive janë nëpër 8 qarqet e tjera të vendit.

Sipas shifrave zyrtare në Shqipëri, 40.3 përqind e popullsisë mbi 18 vjeç, ose afro 897 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCovid. Prej tyre mbi 704 mijë, ose 31.7 përqind kanë marrë të dyja dozat.

Tags: covid 19shtrimevale e reViktimaVoa
Previous Post

Hapja e negociatave, Merkel: BE nuk duhet të nxjerrë kushte të reja, e mirëkuptoj zhgënjimin

Next Post

Universitetet më të mira për master në menaxhim biznes, rritet kërkesa për këtë degë

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Universitetet më të mira për master në menaxhim biznes, rritet kërkesa për këtë degë

Universitetet më të mira për master në menaxhim biznes, rritet kërkesa për këtë degë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.