Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e bërë nga mjeku Edvin Prifti për ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij “Pezullim nga Detyra”. Gjatë një kontrolli të zhvilluar në zyrën dhe shtëpinë e mjekut e gjendën shuma të mëdha parash për të cilat mjeku nuk dispononte asnjë burim zyrtar që mund t’i justifikonte.
Mjeku Edvin Prifti u lirua nga burgu në muajin mars si vendim i Gjykatës së Posaçme të Apelit, ndërsa pak kohë më parë SPAK kërkoi rikthimin e tij në qeli, nën akuzat për korrupsion dhe fshehjes së parave.