Ekonomisti i një firmë në Elbasan është kapur në flagrancë nga organet policore duke transportuar pije alkoolike me faturë tatimore të falsifikuar.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasi: M. D., 36 vjeç, banues në Elbasan (ekonomist në një firmë), pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në unazën e qytetit të Elbasanit, duke transportuar një sasi pijesh alkoolike me faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia njofton se u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi M. G., pronari i subjektit ku po transportoheshin pijet alkoolike.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.