Pasi kryeministri Edi Rama publikoi një video nga një prej spitaleve Covid, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se nëse situata në spitale është në rregull pse pacientët hidhen nga dritaret.
Duke theksuar se gënjeshtrat e kryeministrit nuk i beson askush, Bardhi i parashtron drejtuesit të qeverisë disa pyetje.
“Rama nxori sot një video-propagandë ku pretendon se gjithçka është në rregull në spitalet tona. Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja? Pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca kur në spitale paska vend? Pse nuk ka staf mjekësor për të gjithë? Pse detyrohen shqiptarët të paguajnë miliona për trajtim në shtëpi? Rama, gënjeshtrat e tua nuk i beson askush”- shkruan Bardhi.