Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi akuzat e partive opozitare mbi situatën e koronavirusit në vend.
Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha dhe Sali Berisha kërkojnë që të dështojë sistemi shëndetësor e për ta përdorur si pretekst në zgjedhjet e ardhshme.
“Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!” – shkruan Rama në Twitter