Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë maratonë plenare, e cila nuk dihet sa do të zgjasë.
Në rend dite do të jetë prezantimi i programit qeverisës të qeverisë “Rama3”, nga ana e kryeministrit Edi Rama. Më pas do të ketë vend për debate, ku do të përfshihen edhe deputetë të opozitës, me propozime pro ose kundër të asaj që do të deklarohen nga kreu i qeverisë.
Seanca plenare do të ndahet në tri pjesë, ku në të parën, e cila nis në 10:00, do të prezantohet programi nga Rama, në të dytë, që nis në orën 13:00, do të ngrihen pyetje nga deputetët në sallën, dhe në orën 16:00 do të bëhet votimi i programit dhe qeverisë së re.https://www.youtube.com/embed/xvZ30OGEKV8
Mbrëmjen e kaluar, Partia Demokratike vendosi në mbledhjen e Grupit Parlamentar që të mos bojkotojë seancën maratonë, kështu që do të ndjekë nga salla e Kuvendit të gjitha zhvillimet.