Grupi për Partinë Demokratike është shprehur se vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, “është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017”. Sipas Grupit për PD-në, “Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal”.
Teksa kërkojnë largimin e Bashës, Grupi për PD, propozon krijimi i një këshilli drejtues të përkohshëm deri në bashkimin e të gjithë kontributeve ndër vite për këtë forcë politike.