Gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha replikoi disa herë nga vendi. Teksa Rama po prezantonte objektivat për Shëndetësinë, Basha e cilësoi këtë “politikë të vdekur”.
Rama vijoi fjalën e tij pa e ndërprerë, ndërkohë kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen Bashës të mos flasë nga vendi.
“Ky do jetë mandati i një faze të re në shëndetësi që do ketë në fokus autonominë spitalore, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e forcës goditës ndaj ryshfetit. Kjo ishte fjala ime e gjatë por shumë më e shkurtër nga sa duhet të ishte. Shpresoj që me mbështetjen e shqiptarëve kudo ku janë dhe me pasionin dhe durimin do ta realizojmë duke punuar tre herë më shumë në këtë mandat të tretë historik. Shumë faleminderit”, tha Rama.